Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje. Këto vranësira në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe përgjatë ditës për shkak të prezencës së lartë të pluhurit dhe rërës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/30 | Diell |
Kukës | 17/24 | Diell re |
Lezhë | 18/29 | Diell |
Dibër | 12/25 | Diell re |
Durrës | 17/30 | Diell |
Tiranë | 20/31 | Diell |
Elbasan | 18/30 | Diell |
Berat | 16/31 | Diell |
Vlorë | 24/30 | Diell |
Korçë | 10/22 | Diell re |
Gjirokastër | 16/29 | Diell |
Sarandë | 19/30 | Diell |