Parashikimi i motit, e shtunë, 19 tetor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugperëndimor e më pas me intensitet lokalisht mesatar në jug të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme e lokalisht në formë shtrëngata afatshkurtra.
Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi në momentin e formimit të vranësirave deri në 12-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/19 | Re diell |
Kukës | 9/18 | Re diell |
Lezhë | 15/20 | Re diell |
Dibër | 8/18 | Re diell |
Durrës | 15/22 | Re diell |
Tiranë | 15/22 | Re diell |
Elbasan | 15/24 | Re diell |
Berat | 15/22 | Re diell |
Vlorë | 17/21 | Re diell shi |
Korçë | 7/14 | Re diell |
Gjirokastër | 10/23 | Re diell shi |