Parashikimi i motit, e shtunë, 20 prill
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e Shtunë vendi ynë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të situatës meteorolgjike më një tendëncë rritje të presionit atmosferik krahasuar më këto ditë që po lëmë pas.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme dhe të larta kryesisht në veri të vendit dhe përqëndruar në relievet malore. Vranësirat parashikohet të vijnë në shtim në orët e vona të pasdites ku gradualisht kemi dhe rikthim të reshjeve të shiut.
Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Era do të fryjë me drejtim e lehtë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era kryesisht në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi 11-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/17 | Diell re |
Kukës | 5/14 | Diell re |
Lezhë | 9/17 | Diell re |
Dibër | 5/14 | Diell re |
Durrës | 10/19 | Diell re |
Tiranë | 10/19 | Diell re |
Elbasan | 9/17 | Diell re |
Berat | 9/19 | Diell re |
Vlorë | 9/18 | Diell re |
Korcë | 5/14 | Diell re |
Gjirokastër | 7/19 | Diell re |
Sarandë | 9/18 | Diell re |