Parashikimi i motit, e shtunë, 23 mars 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në mesditë e më pas alternime vranësirash mesatare e hera –herës të dendura të tipit të lartë transparente.
Era do të të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/18 | Diell re |
Kukës | 6/17 | Diell re |
Lezhë | 4/18 | Diell re |
Dibër | 4/15 | Diell re |
Durrës | 9/20 | Diell re |
Tiranë | 10/20 | Diell re |
Elbasan | 8/20 | Diell re |
Berat | 5/20 | Diell re |
Vlorë | 7/20 | Diell re |
Korçë | 1/14 | Diell re |
Gjirokastër | 2/17 | Diell re |
Sarandë | 9/19 | Diell re |