Parashikimi i motit, e shtunë, 27 korrik

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/35 | Diell |
Kukës | 18/32 | Diell |
Lezhë | 24/34 | Diell |
Dibër | 17/30 | Diell |
Durrës | 22/36 | Diell |
Tiranë | 24/36 | Diell |
Elbasan | 23/35 | Diell |
Berat | 19/37 | Diell |
Vlorë | 22/35 | Diell |
Korçë | 18/29 | Diell |
Gjirokastër | 20/35 | Diell |
Sarandë | 22/34 | Diell |