Parashikimi i motit, e shtunë, 5 gusht 2023Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bër…
Parashikimi i motit, e shtunë, 5 gusht 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore jugperendimore.
Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mengjesit. Më pas vranësira mesatare deri në të dendura.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mëngjesit. Fillimisht reshjet do të jenë prezente përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit e më pas do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/30 Re shi
Kukës 19/28 Re shi
Lezhë 21/29 Re shi
Dibër 19/30 Re shi
Durrës 24/30 Re shi
Tiranë 25/32 Re shi
Elbasan 22/30 Re shi
Berat 20/31 Re shi
Vlorë 22/29 Re shi
Korcë 19/28 Re shi
Gjirokastër 16/30 Re shi
Sarandë 19/30 Re shi