Parashikimi i motit, e shtunë, 6 prill 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit në veri. Më pas mot i kthjellët kohëzgjatje me diell e ku nuk do të mungojë prezenca e reve të larta transparente.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/25 | Diell re |
Kukës | 10/24 | Diell re |
Lezhë | 11/24 | Diell re |
Dibër | 7/23 | Diell re |
Durrës | 12/24 | Diell |
Tiranë | 12/26 | Diell |
Elbasan | 10/25 | Diell |
Berat | 7/25 | Diell |
Vlorë | 9/25 | Diell |
Korçë | 8/20 | Diell re |
Gjirokastër | 6/25 | Diell |
Sarandë | 11/25 | Diell |