Parashikimi i motit, e shtunë, 7 dhjetor
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.
Në zonën e juglindjes priten reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metra. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Mjegull e dendur/mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/12 | Re shi diell |
Kukës | 1/6 | Re shi/borë diell |
Lezhë | 6/13 | Re shi diell |
Dibër | 2/5 | Re shi/borë diell |
Durrës | 7/15 | Re shi diell |
Tiranë | 6/15 | Re shi diell |
Elbasan | 6/16 | Re shi diell |
Berat | 7/16 | Re shi diell |
Vlorë | 8/15 | Re shi/borë diell |
Korçë | 4/8 | Re shi borë |
Gjirokastër | 7/15 | Re shi diell |
Sarandë | 8/16 | Re shi diell |