FLASH

Parashikimi i motit, kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme javën e parë të shtatorit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në javën e parë të shtatorit vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan si dhe depërtimet më të shpeshta të qëndrave ciklonare me origjinë veriore.

Moti për të gjitha ditët parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Megjithatë duhet theksuar se për shkak të energjisë së lartë të çliruar (reshjet konvektive) në relievet kodrinore dhe kryesisht ato të larta malore (dhe zonat përreth tyre) reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje mund të jenë problematike për zonat urbane në këto relieve.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin shtator me vlera 30°C (zonat malore) deri në 34-35°C (zonat e ulta dhe ato bregdetare). Megjithatë në ditë të caktuara këto vlera mund të kapërcejnë deri në 36-37°C kryesisht ditën e premte (apo edhe të shtunën apo të dielën e ardhshme).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

9 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

9 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

10 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

10 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

10 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

10 hours ago

This website uses cookies.