Parashikimi i motit për javën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për javën në të cilën kemi hyrë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Në këtë mënyrë nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura, por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet malore.

Ditën e enjte dhe atë të premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për t’u theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut, si dhe masave ajrore të ngrohta, pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë celsius, temperatura këto disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.