Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se javën e fundit të qershorit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Falë tërheqjes graduale të Anticiklonit afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës, pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.
Pritet prezencë e grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.