Parashikimi i motit për sot, vranësira mesatare dhe kthjellime

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 22 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 23°C
në zonat e ulëta 9 deri 28°C
dhe në bregdet 10 deri 27°C