Parashikimi i motit, temperaturat nga 38 deri në 40 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të mesme dhe kalimtare gjatë mesditës.
Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta shiu në formën e pikave, ndërsa në juglindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra gjatë pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/39 | Diell re |
Kukës | 21/36 | Diell re |
Lezhë | 23/36 | Diell re |
Dibër | 19/35 | Diell re |
Durrës | 24/39 | Diell re |
Tiranë | 24/38 | Diell re |
Elbasan | 23/38 | Diell re |
Berat | 22/40 | Diell re |
Vlorë | 24/37 | Diell re |
Korçë | 19/32 | Diell re shi |
Gjirokastër | 21/38 | Diell re |
Sarandë | 22/37 | Diell re |