Categories: MjedisMotiFLASH

Parashikimi i motit, vendi përfshihet nga masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.

Më pas, parashikohet mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në relievet malore të zonës së veriut dhe qendër reshjet për një periudhë të shkurtër kohore me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër24/34Diell re shi
Kukës19/33Diell re shi
Lezhë23/34Diell re shi
Dibër18/32Diell re shi
Durrës23/35Diell re
Tiranë24/36Diell re shi
Elbasan23/36Diell re shi
Berat21/36Diell re shi
Vlorë24/34Diell re
Korçë20/28Diell re shi
Gjirokastër20/35Diell re shi
Sarandë24/34Diell re
RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

6 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

6 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

23 hours ago

This website uses cookies.