Kreu i SPAK, Altin Dumani në fjalën e tij gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të institucionit që drejton, deklaroi se investimet në prona të luajtshme e të paluajtshme, përdorimi i bankave dhe bizneseve shqiptare janë disa prej skemave dhe formave të pastrimit të parave të krimit të organizuar në Shqipëri.
“Investime në prona të luajtshme dhe të paluajtshme forma kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve.
Një nga skemat kompekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane.
Në një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që më pas do transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit”, tha Dumani.
Kreu i SPAK bëri me dije gjithashtu se hetimet e 2023-shit kanë treguar se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogave të forta.
Këto grupe kriminale, theksoi Dumani, kanë aktivitet në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe, si dhe në rajon.
“Hetimet e 2023 tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikimit të drogave të forta duke pasur e kontrolluar trafikun e ciklit të mbyllur, e duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës.
Këta grupe kriminale kanë aktivitet në tregje ndërkombëtare: Amerikën e Jugut, BE; Britani dhe rajon”, tha Dumani ndërsa shtoi se korrupsioni i funksionarëve në drejtësi është i evidentuar kryesisht në Durrës, Vlorë, Laç, Shkodër dhe Fushë-Krujë.
“Duhet cilësuar si shqetësim veprimtaria e grupeve kriminale të cilat operojnë përmes Call Center që mashtrojnë shtetas të BE përmes investimeve në platformat online.
Tregjet kriminale në Shqipëri paraqesin situatë shqetësuese me grupe aktive në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Shkodër, Elbasan dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve në drejtësi është i evidentuar, në Durrës, Vlorë, Laç, Shkodër dhe Fushë-Krujë”, tha kreu i SPAK.
Ndalur në numrin e kërkesave të SPAK për masa sigurie “arrest me burg”, Dumani bëri me dije se zë 49% të totalit.
“Paçka se hetojmë krimin e organizuar sot ndër më të fuqishmit në botë dhe në një nivel të sofistikuar subjektesh masa arrest me burg me kërkesat tona zë vetë, 49% të totalit për të cilat është kërkuar ose jo masa e sigurisë
Aktualisht numri total i të paraburgosurve në institucionet e vuajtjes së dënimit është 2817, ku vetëm 237 të paraburgosur janë për llogari të SPAK.
Pra të paraburgosurit për llogari të SPAK zënë vetëm 8.5 %. Ky numër është më pak se 9% e totalit. Gjatë 2023 janë ekzekutuar 79 vendime gjykate të formës së prerë, 22 kanë marrë formë të prerë në shkallë të parë dhe 57 vendime kanë marrë formë të prerë në GJKKO.
Janë dënuar me vendim të formës së prerë 269 të pandehur, nga të cilët 169 persona me burgim, ose 60% e totalit; me kusht prove 91 persona, me orë pune 10 persona, me gjobë 2 persona.
Gjatë 2023 përveç deklarimit fajtor dhe masës së sigurisë arrest me burg është dhënë dhe vendim plotësues ndalim për ushtrim të funksioneve publike për 85 persona”, deklaroi Dumani.
Ky i fundit sqaroi se 38 kërkesa për esktradim në Shqipëri janë bërë nga SPAK për subjekte të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Ka rritje të subjekteve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kërkesat për ekstradim ku gjatë vitit 2023 kanë transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë 38 kërkesa për ekstradim drejt Shqipërisë”, tha ai.
Dumani e mbylli fjalën e tij me bashkëpunimet me institucionet ndërkombëtare, duke thënë se “nga 2020-2023 në total janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore”.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.