“Paris 2024”, 3 mijë produkte në treg
Tetë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” janë hedhur në treg, produktet e licencuara për shitje për publikun e gjerë. Syze dielli, veshje, çokollata, stilolapsa, unaza çelësash, lodra, etj, me logon “Paris 2024”, janë disa prej 3000 artikujve që janë në dispozicion për blerje. Numri i tyre do të shkojë deri në 5,000 derisa të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Do të gjeni pothuajse çdo kategori produkti, duke filluar me tekstile, lojëra dhe suvenire, stilolapsa, fletore dhe artikuj shkrimi. Produktet fillojnë nga rreth 2 euro. Kemi shumë produkte nën 5 euro që mund të shkojnë deri në 200-250 euro, që janë syzet e prodhuara në Francë” – thotë Edouard Bardon, Zëvendës Drejtor i Licencimit për Paris 2024. Parisi pret deri në 130 milionë euro të ardhura nga shitja e këtyre artikujve. Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar miratoi rezolutën e armëpushimit olimpik për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024.
Projekt-rezoluta A/78/L.9 thotë: “Ndërtimi i një bote paqësore dhe më të mirë nëpërmjet sportit dhe idealit olimpik” u miratua me votim të regjistruar me (118 pro -0 kundër- 2 abstenime, Rusia dhe Siria). Armëpushimi Olimpik, që daton nga Lojërat Olimpike të lashta në Olimpia në 776 pes, synon të ndalojë të gjitha armiqësitë, duke lejuar kalimin dhe pjesëmarrjen e sigurt të atletëve dhe spektatorëve për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.