Categories: LajmeSport

“Paris 2024”, 3 mijë produkte në treg

Tetë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” janë hedhur në treg, produktet e licencuara për shitje për publikun e gjerë. Syze dielli, veshje, çokollata, stilolapsa, unaza çelësash, lodra, etj, me logon “Paris 2024”, janë disa prej 3000 artikujve që janë në dispozicion për blerje. Numri i tyre do të shkojë deri në 5,000 derisa të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Do të gjeni pothuajse çdo kategori produkti, duke filluar me tekstile, lojëra dhe suvenire, stilolapsa, fletore dhe artikuj shkrimi. Produktet fillojnë nga rreth 2 euro. Kemi shumë produkte nën 5 euro që mund të shkojnë deri në 200-250 euro, që janë syzet e prodhuara në Francë” – thotë Edouard Bardon, Zëvendës Drejtor i Licencimit për Paris 2024.  Parisi pret deri në 130 milionë euro të ardhura nga shitja e këtyre artikujve. Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar miratoi rezolutën e armëpushimit olimpik për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024.

Projekt-rezoluta A/78/L.9 thotë: “Ndërtimi i një bote paqësore dhe më të mirë nëpërmjet sportit dhe idealit olimpik” u miratua me votim të regjistruar me (118 pro -0 kundër- 2 abstenime, Rusia dhe Siria). Armëpushimi Olimpik, që daton nga Lojërat Olimpike të lashta në Olimpia në 776 pes, synon të ndalojë të gjitha armiqësitë, duke lejuar kalimin dhe pjesëmarrjen e sigurt të atletëve dhe spektatorëve për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

2 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

2 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

2 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

2 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

2 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

2 hours ago

This website uses cookies.