Paris 2024, Adrian Suka në stafetën e pishtarit
Komiteti Olimpik ka vendosur se në stafetën e Pishtarit të Lojrave Olimpike 2024 do të jetë pjesë edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Laval, Adrian Suka. Ish-futbollisti i Kombëtares, i cili dalloi që herët për talentin në futboll dhe kontributin pranë Kombëtares sonë.
Një karrierë e shkëlqyer që vazhdoi në Francë, për të ndalur te 19 korriku i këtij viti, ku Adriani do të përcjellë Dritën Olimpike.
Një përzgjedhje domethënëse, jo vetëm për sukseset e një profesionisti, por edhe një njeriu human, që ofron ndihmë dhe mbështetje për fëmijët me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre.