Paris 2024: Alcaraz-Djokovic, finalja e madhe e Olimpiadës

Alcaraz-Djokovic do të jetë finalja e madhe e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Tenisti serb ka mposhtur 2-0 (6-4 6-2) italianin Lorenzo Musetti në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Roland Garros”.
Në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën serbi do të përballet me spanjollin Alcaraz dhe do të synojë medaljen e artë olimpike, të vetmin trofe që i mungon.
Italiani Musetti do të sfidojë kanadezin Felix Auger-Aliassime në një ndeshje që vlen medaljen e bronztë në Paris 2024.