Paris 2024, Dudaev i dhuron një tjetër medalje olimpike Shqipërisë
Ekipi i mundjes i dhuron një tjetër medalje Shqipërisë në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev ka mposhtur në finalen e stilit të lirë për peshat deri në 65 kg rivalin hungarez Ismail Musukaev dhe ka fituar medaljen e bronztë në këtë kategori.
Pas medaljes historike të fituar nga Valiev një ditë më parë, ekipi olimpik shqiptar fiton një tjetër medalje bronzi në Paris 2024.
Dudaev u ripeshkua, pasi u mposht në çerekfinale një tirë më parë. Ai u kualifikua për në finale pasi rivali amerikan u tërhoq nga gara dhe në finale mposhti rivalin hungarez 13-12, duke fituar medaljen e bronztë, medaljen e dytë për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar ka qenë e mbushur me emocione. Duadaev ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në avantazh, por hungarezi ka reaguar dhe ka barazuar shifrat në fund të takimit. Dudave fiton një pikë në sekondat e fundit, fiton 13-12 dhe i dhuron Shqipërisë një tjetër medalje në Olimpiadë, të dytën në Paris 2024.