Ushtria franceze përgatitet të rrisë sigurinë e pjesës ajrore gjatë Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Rreth dy mijë pilotë do të mbikqyrin qiellin mbi Paris, sidomos gjatë ceremonisë hapëse të olimpiadës.
Përveç një numri të madh të forcave policore, ushtria franceze do të jetë përgjegjëse edhe për sigurimin e pjesës ajrore gjatë Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Në alarmin më të vogël, avionë të vegjë, helikopterë e dronë të posaçëm do të ngrihen menjëherë në qiellin francez. Ata do të vëzhgojnë fillimisht kur ka grumbullime njerëzish, në numër të madh, pasi aty mund të fshihen edhe njerëzit e rrezikshëm, e mund të ketë pengmarrje.
Ata do të shoqërojnë avionë të dyshimtë, do të neutralizojnë dronët e dyshimtë dhe do të patrullojnë qiellin mbi Paris. Do të jenë snajperët më pas ata që me sinjalin e parë ajror do të asgjësojnë çdo objekt të dyshimtë ajror. Por gjithsesi kjo do të bëhet vetëm nëse mësohet se avioni është gati për të qëlluar. Në rast të një kërcënimi terrorist, vendimi për të hapur zjarr i takon Kryeministrit.
Megjitha më e rëndësishme për të gjithë ata që do të merren me kontrollin ajror është ceremonia hapëse e olimpiadës, e cila do të jetë në terren të hapur. Kjo përbën edhe testin më të rëndësishëm për të gjithë organizatorët. Prandaj është kufizuar në maksimum trafiku ajror në Paris gjatë ditës së ceremonisë.
Për atë ditë janë të angazhuar më shumë se 2000 pilotë. Ndërkohë që janë vendosur tashmë rrathët olimpikë në Place de la Bastille (Plas de la Bastij), në zemër të Parisit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.