Paris 2024, eliminohen 2 atletët më të vjetër të Olimpiadës
Dita e shtatë e Lojërave Olimpike Paris 2024 nis pa dy sportistët më të vjetër të këtij edicioni të Lojërave verore.
Është eliminuar kalorësi spanjoll Juan Antonio Jimenez Cobo, 65 vjeç dhe pinpongistja luksemburgase (e lindur në Kinë) Ni Xia Lian, 61 vjeç, që u eliminua, pasi është mposhtur nga numri një i botës, kinezja Sun Yingsha.
Cobo, i argjendtë në Sydney 2000, ishte në Olimpiadën e tij të tretë dhe “kishte humbur” për 20 vjet pasi paraqitja e tij e fundit në Olimpiadë ishte në Athinë 2004.