Paris 2024, Fermin Lopez udhëheq Spanjën drejt gjysmëfinales

Fermin Lopez udhëheq Spanjën drejt gjysmëfinales së Lojrave Olimpike, Paris 2024 në futbollin e meshkujve.
Mesfushori shënoi 2 gola në suksesin 3-0 të iberikëve përballë Japoninë dhe tashmë Spanja do të ndeshet me Marokun në gjysmëfinalen e turneut olimpik të futbollit për meshkuj.
Lojtari i Barcelonës shënoi nga një gol për çdo pjesë, ndërsa Ruiz shënoi golin e tretë, që vulosi fitoren 3-0 të spanjollëve në çerekfinale.