Categories: LajmeSport

“Paris 2024”, përfundon skenari i ceremonisë

Kur kanë mbetur më pak se 6 muaj deri në nisjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është përfunduar tashmë skenari i ceremonisë së hapjes së kësaj olimpiade. Parashikohen 3 orë festime dhe një plan B për të papriturat e motit që mund të ndodhin atë ditë.

Thomas Jolly  dhe Thierry Reboul janë arkitektët e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës “Paris 2024”. Ata sapo kanë përfunduar së shkruari skenarin i cili parashikon, tre orë festime në Seine, duke kombinuar një paradë detare dhe një performancë artistike. Muzika, kinemaja dhe gastronomia do të jenë në qendër të vëmendjes. Provat e para janë planifikuar të bëhen në mars, në një bazë detare larg syve të kureshtarëve.

Thomas Jolly, drejtor artistik i ceremonive olimpike dhe paraolimpike Paris 2024 u shpreh: “Ideja ishte që të vizitoheshin të gjitha vendet përgjatë rrugës 6 kilometra. Ka monumente që dëshmojnë historinë e madhe dhe të vogël të Francës”.  Ekipet teknike dhe artistike kanë menduar edhe për një plan B për të papriturat e motit.

Për këtë sqaron Thierry Reboul, Drejtor i Ceremonive, Paris 2024: “Ne kemi një sërë planesh emergjence, të cilat na lejojnë të reagojmë në rast të një ngjarjeje. Atë ditë mund të ketë një valë të nxehti ose mund të shpërthejë një stuhi që do të pengojë lundrimin e varkave mbi Sen. Por kemi menduar disa gjëra alternative”.

200 varka do të kalojnë mbi Sen gjatë ceremonisë dhe për kapitenët e këtyre varkave ky një nder i jashtëzakonshëm. Pascal Beauquis, kapiteni i parë i “Le Rhône” tregon: “Është një nder i vërtetë, të marr pjesë në këtë paradë, jam 61 vjeç, po i afrohem pensionit. Kurrë nuk e kisha menduar një surprizë të tillë në fund të karrierës time”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

9 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

9 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

9 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

9 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.