Paris 2024: Spektakël në maratonën e femrave, holandezja Hassan fiton medaljen e artë
Sifan Hassan, atletja holandeze me origjinë etiopiane, fitoi maratonën olimpike të Parisit me një kohë prej 2:22:55 në fund të një gare fantastike, e fituar në një sprint ndaj mbajtëses të rekordit botëror, etiopianes Tigst Assefa.
Sifan Hassan fitoi medaljen e tretë në Paris 2024, pasi më herët kishte fituar dy medalje bronzi në pistë në 5000 dhe 10000 metra.
Gara ka qenë shumë e bukur në metrat finalë, por Hassan është më e shpejtë se të tjerat dhe, pas një dylyftimi kokë më kokë me Assefa, ajo kalon përpara dhe triumfon me një sukses legjendar të përfunduar në 2:22:55, një rekord i ri olimpik. Assefa merr medaljen e argjendtë, ndërsa Obiri medaljen e bronztë.