Categories: LajmeSport

“PARIS 2024”, Unazat olimpike vendosen në Kullën Eifel

Vazhdon puna për të përfunduar të gjitha detajet e përcaktuara që në fillim, sipas projektit të olimpiadës “Paris 2024”. Kështu mëngjesin e së premtes, pesë unazat olimpike ishin të instaluara në Kullën Eifel. Rrathët në gjyrë të kuqe, të gjelbër, blu, të zi dhe të verdhë, që përfaqësojnë pesë kontinentet, janë vendosur në anën përballë Senës.

Të pajisura me 100 mijë drita LED me energji të ulët, ato do të ndriçojnë vazhdimisht. Gjatë ditës me ngjyra olimpike, ndërsa natën në të bardhë. Unazat do të qëndrojnë në Kullën Eifel deri në fund të Lojërave Paralimpike. Rrathët shumëngjyrësh janë 15 metra të lartë, 25 metra të gjerë, me diametër 9 metra secili dhe së bashku peshojnë 30 tonë. Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo dhe presidenti i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, Tony Estanget shprehin kënaqësinë për realizimin me sukses të kësaj mrekullie: “Vendosja e unazave në Kullën Eifel, në monumentin që mishëron Parisin, kryeqytetin e Francës është një moment emocionues. Ky është sinjali se Lojërat janë gati të fillojnë. Është një simbol i fuqishëm dhe kjo është një vepër e vërtetë teknike. Rrathët simbolizojnë faktin se olimpiada është në Paris. Ne kemi një takim me të gjithë botën dhe do ta mirëpresim. Kulla Eifel ishte vendi më i bukur dhe më i dukshëm për të shfaqur simbolin përfundimtar të Lojërave, unazat olimpike”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

5 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

5 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.