Categories: LajmeSportFutboll

“Paris 2024”, vijojnë përgatitjet

Vazhdon puna për ndërtimin e fshatit olimpik, që do të presë sportistët pjesëmarrës në Olimpiadën Paris 2024. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach ka ndjekur punimet dhe ka mbetur i kënaqur me ecurinë e deritanishme. Fshati olimpik po ndërtohet në Saint-Denis, në veri të Parisit. Presidenti Bach dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të IOC, qëndrua katër ditë në Paris dhe kryen disa takime me drejtuesit e komitetit organizativ të lojërave, takime këto që u kryen në selinë e këtij Komiteti.

“Është gjithmonë një moment i mrekullueshëm të jesh në një fshat olimpik, sepse sapo të mbarojnë Lojërat, sportistët do të flasin për fshatin dhe mbresat e tyre për ditët që kanë kaluar aty” – u tha Bach gazetarëve. “Këtu do të jetë zemra e Lojërave Olimpike dhe sportistët do të kenë kushte të shkëlqyera” – tha Bach.

Ndërsa Tony Estanguet, kreu i komitetit organizativ të Paris 2024 u shpreh: “Fshati i sportistëve është duke u finalizuar. Siç ishte planifikuar, do të dorëzohet në fillim të marsit, kështu që komiteti organizativ do të jetë në gjendje ta përgatisë atë plotësisht përpara mbërritjes së sportistëve në 15 korrik”.

Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024. Fshati olimpik do të jetë si një lagje me 2800 apartamente, me 25% të tyre në shitje dhe pjesa tjetër do të jenë banesa sociale dhe apartamente me qera, në përfundim të olimpiadës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.