Parisi do të vendosë 4000 policë për ndeshjen e futbollit Francë-Izrael pas dhunës në Amsterdam
Policia e Parisit do të vendos 4,000 oficerë dhe 1,600 persona staf të stadiumit për ndeshjen e futbollit Francë kundër Izraelit për të garantuar sigurinë, këto masa vijnë një javë pasi dhuna midis izraelitëve dhe mbështetësve pro-palestinë shpërtheu në Amsterdam.
Franca dhe Izraeli do të luajnë në një ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s të enjten ku do të marrë pjesë presidenti francez Emmanuel Macron.
Në një deklaratë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit paralajmëroi qytetarët jashtë vendit që të shmangin ngjarjet sportive dhe kulturore, veçanërisht ndeshjen në Paris dhe të jenë të kujdesshëm nga sulmet e dhunshme “nën pretendimin e demonstratave”.