Parisi në qendër të botës, nisin Lojërat Olimpike, 26 korrik-11 gusht gjithçka në RTSH

 Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do ngre zyrtarisht  siparin në orën 19:30 minuta, me ceremoninë e hapjes në Paris që do të zgjasë 4 orë,  një veprimtari që do të bëjë bashkë 10. 500 sportistë nga e gjithë bota. Rtsh-sport do të transmetojë ngjarjen e madhe , festimet e së cilës nuk zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të jenë  160 varka me të cilët sportistët pjesëmarrës do të lundrojnë nëpër lumin Senë.

Skuadra shqiptare  përfaqësohet  me 8 sportistë, përkatësisht : me Luiza Gega, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Franko Burraj, Manjola Konini, Kaltra Meça dhe Grisi Konxhaku, sportiste këta që  do të garojnë në disiplina të ndryshme dhe me synimin për medalje në këtë kompeticion të rëndësishëm botëror. 206 janë vendet që marrin pjesë, dhe do të garohet në 32  disiplina.

Radio Televizioni Shqiptar, për 19 ditë do të transmetoj ketë ngjarje te madhe sportive ku priten et ndahen 329 medalje të arta. Garat zhvillohen në 35 zona, Pentatloni modern dhe garat me kuaj do të zhvillohen para Kështjellës së Versajës, futbolli luhet në stadiumet e gjithë vendit, ndërsa hendbolli do të luhet në Lilë.

Surfistët i zhvillojnë garat jashtë kufijve të Francës, në Tahiti, ishullin më të madh të Peloponezit francez, por pjesa më e madhe e sportistëve garon në qendër të Parisit. Entuziazëm të madh pritet të kenë volejbollistët e rërës, sepse luajnë në fusha me pamje nga Kulla Eifel.    

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.