Parkimet dyshe ‘gangrenë’ në rrugët e qytetit/ Trafiku çorientohet në muajt e ve…

Parkimet dyshe gangrene ne rruget e qytetit Trafiku corientohet ne

Parkimet dyshe gangrene ne rruget e qytetit Trafiku corientohet ne

Parkimet dyshe ‘gangrenë’ në rrugët e qytetit/
Trafiku çorientohet në muajt e verës, shkak për aksidente

Kthimi i emigrantëve dhe sezoni turistik ka shtuar trafikun jo vetëm në hyrje por edhe në akset kryesore të qytetit të Shkodrës. Rradhët e gjata të makinave vëreheshin ditën e sotme në disa nga rrugët kryesore. Ndërkohë parkimet dyshe të automjeteve vijojnë të jenë një problem shqetësues në rrugët e qytetit të Shkodrës aq më tepër ku numri i automjeteve që lëvizin janë të shumta duke e berë të vështirë kalimin e këmbësorëve, qytetarëve që lëvizin me biçikleta por edhe të automjeteve të tjera.Parkimet dyshe janë kthyer trend i makinave në rrugët e Shkodrës. RTSH Shkodra bëri një vëzhgim të shkurtër nëpër rrugët kryesore dhe vërehet se ky fenomen është prezent ndërsa shoferët vijojnë të qëndrojnë të parkuar dysh të pashqetësuar nga askush. Nderkohë një nga problematikat që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim është dhe bllokimi i segmenteve në raste emergjence për zjarrfikësen apo ambulancën.Disa herë përmes kronikave të ndryshme edhe vetë qytetarët shkodranë kanë kërkuar që të aplikohen gjoba për ato drejtues të papërgjeshëm të cilët parkojnë në vendin e gabuar. Sipas tyre, kjo mënyrë është ciëlsuar si më e mira për ndërgjegjësimin e drejtuesve dhe sigurisht duke evituar rastet për aksisentet të cilat kanë qenë të shumta për shkak të parkimeve të gabuara.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.