Parkimet dyshe rëndojnë trafikun/ Parkimet dyshe në rrugët e qytetit të Shkodrës vijojnë të jenë një problem shqetësues
Megjithëse është trajtuar shpesh herë në media parkimet dyshe të automjeteve në rrugët e qytetit të Shkodrës vijojnë të jenë një problem shqetësues me të cilën përballen drejtuesit e mjeteve
Në një vëzhgim të bërë nga RTSH Shkodra vërehej se ky fenomen është prezent në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Siç duket qartë këto parkime dyshe vijojnë të qëndrojnë të pashqetësuar nga askush. Ndërsa një nga problematikat që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim eshte dhe bllokimi i segmeneteve në raste emergjence për zjarrfikësen apo ambulancën.
Ndërkohë rikthimi i reshjeve ka krijuar problemtikë sa i takon edhe qarkullimit ku në rrugët kryesore vërehej bllokim të lëvizjeve duke krijuar edhe kaos sa i takon qarkullimit.