Parkimet e automjeteve në rrugën  “ At Shtjefën Gjeçovi”, banorët  të shqetësuar nga bllokimi i shpeshtë i rrugës

Parkimet e automjeteve në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”  janë kthyer prej kohësh  në  një problem shqetësues për  banorët, të cilët  shprehen mjaft të  indinjuar për situatën që krijohet çdo ditë.

Parkimi  i automjeteve nga ana e personave që nuk jetojnë në këtë zonë,  jo radhë është  bërë shkak konfliktesh, ndërkohë që  ka dhe banorë që bllokojnë vendparkimet me zinxhirë.

Banorët shprehen se,  ndonëse rruga është me një kalim , përsëri automjetet lëvizin në të dy krahët , duke u bërë shkak për bllokimin e rrugës , aq sa , jo vetëm mjetet , por as këmbësorët nuk kanë ku kalojnë.

Problemi i krijuar nga parkimet e automjeteve  në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”  u  ngrit pak ditë më parë  në Këshillin Bashkiak edhe nga këshilltarja socialiste , Blendiana  Osja , e cila kërkoi  nga drejtuesit e policisë bashkiake që të merreshin masat e duhura për normalizimin e situatës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.