Parkimi me pagesë në qytet – Bashkia Shkodër nis dëgjesat lidhur me këtë propozim
Në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës.Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun, por edhe efektet pozitive që kjo inisiativë do të ketë Përveç drejtuesve të Këshillit të Bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është i bazuar edhe në vendimin e Këshillit Bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe çmimi 50 lekë për orë.
Dy segmentet e parashikuara në propozim janë nga zona a Xhabijeve deri në zonën e Rusit, dhe nga kryqëzimi i lagjes Kiras deri pranë Kryqëzimit të ish degës.
Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.