Parkimi, sfida e vazhdueshme për drejtuesit e mjeteve – Shtohen kontrollet dhe aplikimi i gjobave për parkimet e gabuara
Gjetja e një vend parkimi në rrugët e qytetit të Shkodrës po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për drejtuesit e mjeteve.
Ky fenomen vlerësohet edhe si një nga arsyet kryesore të trafikut të rënduar në qytet edhe në këto ditë të para të viti të ri.
Masat ndëshkuese, në shumicën e rasteve shkaktojnë reagime dhe pakënaqësi nga ana e drejtuesve të mjeteve, të cilët jashtë kamerave argumentojnë se mungesa e opsioneve të tjera për parkim i detyron të shkelin rregullat.
Krijimi i hapësirave të reja parkimi është në fokusin e projekteve të Bashkisë Shkodër , projekte këto që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane.
Ndërkohë, sipas specialistëve të fushës, vetëm përmes një qasjeje të integruar, mund të arrihet lehtësimi i trafikut në qytet.