Lajme

Parku arkeologjik i Lezhës, 74% më shumë vizitorë në 9 muaj

Parku arkeologjik i Lezhës ka mirëpritur 6698 vizitorë gjatë periudhës janar-shtator 2024.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “në këtë periudhë numri i vizitorëve ka shënuar një rritje prej 74% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 35% e vizitorëve janë turistë të huaj”.

Prej kalasë, tashmë e vizitueshme edhe mbrëmjeve, shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Parku arkeologjik i Lezhës ndodhet në pjesën lindore të qytetit me të njëjtin emër. Lisi (Lezha antike), i ndërtuar në kodër, kishte një pozicion strategjik që kontrollonte luginën e Drinit deri në Gjirin e Shëngjinit në detin Adriatik. Ai dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek. IV para Krishtit dhe ishte qyteti më i fortifikuar i Ilirisë, me një numër të madh kullash mbrojtëse. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga Antikiteti, shek. IV para Krishtit.

Lezha, me kalanë mesjetare, dominon gjithë hapësirën deri në detin Adriatik. Objektet e shumta arkeologjike, monumentet e kultit dhe dëshmitë historike, përbëjnë një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Media britanike “The Telegraph”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë

 Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për…

2 minutes ago

Izraelitët protestojnë ndaj qeverisë:  Liro pengjet që mbahen nga Hamasi

Izraelitët kanë dalë në protestë pasi kërkojnë që qeveria izraelite të sigurojë lirimin e pengjeve…

4 minutes ago

Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë sakrificat

Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Duke uruar besimtarët…

7 minutes ago

Begaj uron Fitër Bajramin: Festë e paqtimit të shpirtit

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke përcjellë edhe…

9 minutes ago

Parashikimi për punën, paratë dhe dashurinë/ Horoskopi, 30 mars 2025

Dashi Jeni në konflikt të drejtpërdrejtë me dikë dhe thjesht nuk ka asnjë mënyrë për…

14 minutes ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 mars

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

17 minutes ago