Parku Arkeologjik i Lezhës, nis skanimi i zonës për t’i paraprirë gërmimeve

Parku Arkeologjik i Lezhës

Në Lezhë, ekspertët e arkeologjisë dhe gjeologjisë, pas prezantimit të projektit disa javë më parë, kanë nisur punën në terren për skanimin e Parkut Arkeologjik të qytetit.

Studimi përmes matjeve topografike po kryhet në një sipërfaqe të gjerë në zonën përreth memorialit “Gjergj Kastrioti”, kalasë mesjetare dhe Akrolisit.

Përmes këtij projekti synohet përcaktimi i zonave me potencial arkeologjik, për t’ju hapur rrugë gërmimeve që do të nxirrnin në dritë historinë e qytetit 2400-vjeçar.

Të dimë çfarë ka ndodhur, për shembull, në shekullin III, kur fillon e popullohet agoraja e Lisit, çka ndodhur në shekullin I para dhe pas erës sonë, kur vendoset komuniteti romak, dhe ajo që është më e rëndësishme, mesjeta e hershme në një nga qendrat e qytetërimit arbëror,” tha arkeologu Neritan Ceka.

Me t’u përpunuar të dhënat do të dalë më qartë gjithë panorama e nëntokës, duke filluar nga sipërfaqja deri në thellësinë 4 metra,” u shpreh gjeologu Altin Karriqi.

Po përpiqemi që edhe për Akrolisin të japim një hartë paraprake, që është shumë larg, por i takon së ardhmes,” tha pedagogu Edmond Hoxha.

Pas hartografimit dhe dokumentimit të zonave me potencial arkeologjik do të nisin ekspeditat. Lezha synohet të kthehet në epiqendrën e gërmimeve arkeologjike.

Nëse vazhdojmë me këtë ritëm dhe intensiteti vijon të jetë kaq i lartë, Lezha mund të kthehet në një kryeqendër të gërmimeve arkeologjike dhe qyteti antik më i pasur me objekte në territorin e Republikës së Shqipërisë,” deklaroi Paulin Zefi, përgjegjës për trashëgiminë kulturore të qytetit.

Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik në Lezhë është një projekt që po zbatohet nga Akademia e Shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe parashikohet të përmbyllet brenda muajit korrik të këtij viti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.