Parlajmëron ministri Gerapetritis: Nëse Beleri shkarkohet nga detyra, marrëdhëni…

Parlajmeron ministri Gerapetritis Nese Beleri shkarkohet nga detyra marredheni

Parlajmeron ministri Gerapetritis Nese Beleri shkarkohet nga detyra marredheni

Parlajmëron ministri Gerapetritis: Nëse Beleri shkarkohet nga detyra, marrëdhëniet greko-shqiptare do përkeqësohen

Greqia ka paralajmëruar Shqipërinë për përkeqësim të marrëdhënieve dy-palëshe, në rast të një shkarkimi të mundshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili prej 12 majit ndodhet në paraburgim.

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis e konsideron të paligjshëm paraburgimin e Belerit. Ai shtoi se qeveria greke që në momentin e parë të arrestimit të Belerit, ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin e tij.

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare ka të ngjarë të qëllojë veten në këmbë”, vuri në dukje ministri, duke paralajmëruar se çdo shkarkim i Belerit nga pozicioni i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, do nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Gerapetritis e bëri të qartë se “nuk ka mundësi që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të vazhdojë kur ka një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit për të arritur në përfundimin se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj”.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.