Lajme

Parlamentaret 2025, Hoxha: Policia garanton zgjedhje të lira, me standarde

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se kapacitetet e Policisë së Shtetit garantojnë zgjedhje të lira dhe me standarde.

Garantoj gjithë qytetarët dhe aktorët e tjerë se Policia e Shtetit, mbi bazën e një planveprimi, ka përmbyllur trajnimet në nivel drejtues dhe është e gatshme të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor për të garantuar zgjedhje të lira e me standarde në 11 maj,” theksoi ministri Hoxha.

Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për fazën e tretë të programit “Forcimi i Policimit në Komunitetit”, që si synim ka forcimin dhe konsolidimin e partneritetit polici–komunitet.

Koncepti i Policimit në Komunitet është pjesë integrale e punës së çdo njësie të Policisë së Shtetit, një realitet i prekshëm dhe i njohur nga të gjithë. Por çka është më e rëndësishme, ky koncept policimi është përqafuar edhe nga vetë komuniteti, qytetarët, shoqëria civile.

Ajo që na duhet në vijim është konsolidimi i rezultateve, thellimi i bashkëpunimit nxënës, prindër, mësues, staf akademik dhe agjenci ligjzbatuese, ku programi do të luajë një rol mbështetës padyshim,” deklaroi ministri Hoxha, duke iu referuar zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

Sipas sondazhit më të fundit, 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “të mirë” ose “shumë të mirë”, 86% e qytetarëve janë të njohur me policimin në komunitet dhe e vlerësojnë atë pozitivisht, ndërsa 82% e qytetarëve ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit.

Për numrin një të Policisë, Drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda, këshillat vendorë të sigurisë janë fokus kryesor.

Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike janë një tjetër qasje pozitive për zgjidhjen efikase të problemeve dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët. Të gjitha këto iniciativa kanë në thelb rritjen e besimit të qytetarëve te Policia, pasi besimi është vlera që qëndron në themel te marrëdhënies sonë. Falë punës dhe profesionalizmit, sot Policia e Shtetit është agjencia ligjzbatuese më e besueshme nga qytetarët, çka na obligon të gjithëve që të punojmë bashkërisht për të përmirësuar akoma më shumë këtë proces thelbësor që rrit parametrat e sigurisë dhe e shndërron Shqipërinë në një vend akoma më të sigurt për vizorët dhe turistët nga mbarë bota,” theksoi drejtori Proda.

Nga pala suedeze marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ambasadën e Suedisë, Erik Illes.

Blerti Delija

Recent Posts

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

34 minutes ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

47 minutes ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

49 minutes ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

3 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

3 hours ago

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…

3 hours ago

This website uses cookies.