Categories: LajmePolitikë

Parlamenti dhe Kodi i Etikës, ISP: Problematike dënimet në bllok të deputetëve

Organizatat joqeveritare i kanë kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të vendosë në zbatim Kodin e Etikës dhe të zgjidhë problematikat e jetës parlamentare.

Në një aktivitet të organizuar me deputetë nga të dy krahët politikë, si edhe në praninë e kryeparlamentares Lindita Nikolla, përfaqësuesit e organizatave dhanë rezultatet e një monitorimi të kryer gjatë legjislaturës së fundit.

Kryetari i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, theksoi se duke qenë viti i fundit i legjislaturës, bazuar edhe në këshillat e Komisionit të Venecies, ky është vit i favorshëm për të miratuar ndërhyrjet, të cilat do të hynin në fuqi vitin e ardhshëm.

Konflikti i interesit mbetet shqetësim permanent edhe në raportet ndërkombëtare. Regjistri i dhuratave, një koncept i ardhur nga jashtë, është me zero deklarime, ndërkohë që ky është detyrim i Kodit. Të vetmet aktivitete me palë të treta janë ato nga legjislatura e kaluar për disa vizita në SHBA, ndërkohë që pjesëmarrjet janë të përditshme.

Gjithashtu: kush e monitoron parlamentin? Si merren vendimet? Problematika më e madhe e legjislaturës së fundit ishin masat disiplinore, që vendosën rekorde historike për shkak të situatave që u prodhuan në parlament, por edhe prej kapërcimit të vijës së kuqe nga të dyja palët, sipas mendimit tonë: njëra palë merret me problematikat që krijohen dhe pala tjetër merr dënimet në bllok ndaj deputetëve me seanca shumë të shkurtra,” deklaroi z. Krasniqi.

Deputeti socialist Eduard Shalsi, edhe si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, pranoi se Kuvendi ka nevojë ta përmirësojë punën e vet. Ai sugjeroi që mediet të rritin po ashtu standardet e mbulimit.

Nëse ka një mekanizëm që do duhet ta përmirësojmë është pikërisht analiza e asaj që bëhet në parlament. Shpeshherë media është e interesuar të mbulojë një debat banal sesa një diskutim, si për shembull dje, se ç’ndodh me rrjetin hekurudhor në Shqipëri. Edhe mbajtja e një regjistri do të luante rol: nëse një deputet vjen një herë e prish Komisionin, dy-tre herë, dhe shumë shpesh e ka emrin në regjistër me masa disiplinore, atëherë masa duhet të jetë joproporcionale në krahasim me tjerët,” tha z. Shalsi.

Nga opozita, deputeti Saimir Korreshi kritikoi gjendjen me sjelljen në Kuvend, duke thënë se Sekretariati i Etikës që e monitoron atë duhet rimenduar: “Unë mendoj se as mazhoranca, as opozita nuk duhet të kenë shumicën në Sekretariatin e Etikës. Duhen përfaqësues të tjerë, të standardizohet ose të shkrihet.

Kodi i Sjelljes së Deputetëve u miratua nga shumica parlamentare në vitin 2018, me kërkesë të Bashkimit Evropian. Kodi trajton aspekte të sjelljes parlamentare, si dhe konceptet, si trajtimi i konfliktit të interesit, regjistrii e dhuratave apo lobimi në parlament.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

15 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

15 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

15 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

15 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

15 hours ago

This website uses cookies.