Categories: LajmeRajoni

Parlamenti Evropian debaton sot për sulmin në Banjskë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës do të jetë kryefjalë e debatit të jashtëzakonshëm që do të zhvillohet këtë të martë (3 tetor) në selinë e Parlamentit Europian, ndërsa pritet që së shpejti të miratohet edhe një rezolutë.

Kërkesën në lidhje me këtë të fundit e bëri deputeti kroat në PE, Tonino Picula i cili dënoi agresionin në veri, ndërsa kërkoi dhe zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.

Debati pritet të zhvillohet nga ora 15:00-23:00 ku do të diskutohet edhe në lidhje me dialogun mes dy vendeve Prishtinë-Beograd, si dhe për 4 komunat veriore.

Paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.

Ngjarja solli reagimin jo vetëm të zyrtarëve nga Kosova e Serbia (e akuzuar nga Prishtina zyrtare si autore e sulmit), por edhe të ndërkombëtarëve të cilët dënuan sulmin dhe bën thirrje për gjetjen e një rruge për dialogun mes dy vendeve.

Sakaq, fill pas sulmit, Policia e Kosovës ushtroi një aksion për neutralizimin e grupeve kriminale serbe.

Po ashtu, Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve. Një ditë më pas u konfirmuar dhe një tjetër i vrarë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

20 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

20 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

20 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

20 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

22 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

22 hours ago