Categories: LajmeRajoni

Parlamenti Evropian dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

Parlamenti Evropian miratoi të enjten (19 tetor) rezolutën për dënimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë një dëshmor për Kosovën.

Projektrezoluta u propozua nga grupi politik i socialdemokratëve dhe kërkon sanksionimin e Serbisë dhe ekstradimin e ish-nënkryetarit të partisë Lista Serbe, Milan Radoiçiq.

Rezoluta e cilëson sulmin terrorist dhe kërkon përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi–Kosovë. Na duhet hetim i plotë i sulmit në Banjskë dhe të bëhet drejtësi. Beogradi dhe Prishtina po ashtu duhet t’i kthehen dialogut paqësor dhe konstruktiv të ndërmjetësuar nga BE-ja,” njoftoi eurodeputeti Vladimir Bilicik.

Sulmi në fshatin Banjskë është dënuar nga Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar, pasi përplasja e gati 30 personave të armatosur me Policinë e Kosovës përfundoi me disa viktima.

Në fshat dhe në disa prej komunave me shumicë serbe të vendit janë gjetur edhe sasi të mëdha armatimi ushtarak.

Radoiçiqi ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, ndërsa KFOR-i ka shtuar praninë e vet në Kosovë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

7 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

7 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

10 hours ago

This website uses cookies.