Parlamenti shqiptar mblidhet të enjten për të diskutuar mbi disa projektligje të rëndësishme, por opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin në normalitet të seancave plenare.
Deputetët demokratë u shfaqën që 90 minuta përpara në portën e Kuvendit, ku Garda krijoi një mur mbrojtës për të penguar hyrjen e 24 parlamentarëve opozitarë të përjashtuar një ditë më parë nga Sekretariati i Etikës. Mes demokratëve në pritje ishin Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të dy të përjashtuar për 60 ditë pas tensioneve të forta në sallën e Parlamentit, që përfunduan me djegien e karrigeve në hyrje të godinës. Veprimet erdhën si reagim për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Sipas rendit të ditës, parlamenti do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
Po ashtu në seancën e së enjtes pritet edhe miratimi i dy projektvendimeve “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi një ditë më parë se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme plenare. Vendimi i opozitës vjen pas burgosjes së deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ajo llokoi të hënën punimet e Kuvendit, duke demonstruar akte dhune në sallën e seancave plenare dhe jashtë saj.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.