Categories: LajmePolitikë

Parlamenti i Nxënësve, Spiropali: Jini zëri më i fortë i atyre që ju kanë besuar, qëndroni larg imitimit të sjelljeve të politikanëve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj nga seanca plenare e Parlamentit të Nxënësve, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të jenë zëri i nxënësve të tjerë dhe përfaqësues të mëdhenj të tyre.

Jam e sigurt që këta katër udhëheqësa që do zgjidhen kryetar e nënkryetar parlamenti kanë emocionet e tyre. Kam një këshillë për ta, mundohuni të jeni zëra më i fortë i atyre që ju kanë sjellë në këtë parlament; qëndroni larg imitimit të sjelljeve të politikanëve të karrierës e në moshë sepse ka kohë dhe për atë. Është shumë e rëndësishme që të jeni përfaqësues të mëdhenj të bashkënxënësve tuaj, të nxënësve të 9-vjeçares e gjimnazit sepse është e rëndësishme që ata të shohin te ju që kur shkoni në Ministri të Arsimit nuk silleni si burokratë të vegjël, por si njerëz që e dinë se cilat janë nevojat e shkollave”, u shpreh Spiropali.

Kjo e fundit u ndal dhe te buxheti i 2024-ës dhe buxheti për arsimin. Spiropali deklaroi se nga me buxhetin e ri, librat e shkollës do jenë falas për 231 mijë nxënës nga klasa e parë në të nëntën dhe 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë.

Ne sapo kaluam buxhetin e shtetit në Kuvend edhe pse debati nuk ishte ai që do donim të shpalosej këtu, ka patur edhe flakë dhe tym disa herë që ne do i tejkalojmë, por buxheti është akti më i rëndësishëm që kalon në Kuvend. Ka patur mbi 70 orë diskutime në komisionet parlamentare ku edhe buxheti për arsimin është diskutuar intensivisht. Buxheti i ri, librat e shkollës do jenë falas për 231 mijë nxënës nga klasa e parë në të nëntën dhe 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë”, tha Spiropali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

6 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.