Parlamenti, interpelanca me ministrat Balla dhe Manastirliu

Parlamenti shqiptar pritet të mblidhet sot ( e Enjte ) në seancë plenare.
Në rendin e ditës janë 2 interpelanca.
Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
Më pas, do të zhvillohet interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Në rend të ditës do të jetë edhe disa projektligje, mes të cilëve “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”.