Categories: LajmeRajoni

Parlamenti maqedonas shtyn deri më 31 dhjetor vlefshmërinë e patentave me “Maqedoni”

Problemet e pajisjes me patenta të reja me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” shtyu të hënën parlamentin maqedonas të vendosë 31 dhjetorin si datën e fundit kur qytetarët mund të vazhdojnë të qarkullojnë me lejet ekzistuese.

Me 110 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan ndryshimet në ligjin për sigurinë rrugore, që patentat e shoferit me shkrimin “Republika e Maqedonisë” të jenë ende të vlefshme.

Deputetët propozues shpjeguan se qëllimi është që të gjendet një zgjidhje e shpejtë në interes të qytetarëve për t’i liruar ata nga presioni shtesë për nxjerrjen e dokumenteve personale. Kryeministri teknik Talat Xhaferi dha mbështetjen e tij ndaj propozimit pas takimeve me grupet parlamentare.

Kaosi me lejet e qarkullimit detyroi një ditë më parë disa kompani transportit të anulojnë udhëtimet e planifikuara në vijim, ndërsa po afrojnë pushimet pranverore si dhe sezoni i udhëtimeve.

Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të qarkullimit është detyrim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, bazuar në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit, më 17 qershor 2018.

Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, e kanë pritur momentin e fundit para datës limit të 13 shkurtit për zëvendësimin e dokumenteve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

3 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

3 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

3 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

3 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

4 hours ago

This website uses cookies.