Parlamenti mblidhet sërish sot, çfarë pritet të ndodhë me deputetët e opozitës

7732a765285b4395b87dc7f76c35b782

7732a765285b4395b87dc7f76c35b782

Me një situatë të tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Sipas njoftimit, seanca është njoftuar për në ora 10:00, ndërsa pritet të mos ketë qetësi në zhvillimin e seancës plenare.

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të plotësohen kërkesat e tyre për ngritjen e Komisioneve hetimor parlamentar.

Pak ditë më parë, deputeti demokrat Gazment Bardhi në një prononcim për median ka deklaruar se protesta e opozitës në Parlament do të përshkallëzojë.

“Aksioni opozitar në Kuvend nuk do të ndalet dhe do të shkojë në përshkallëzim të situatës.  Do të vijë momenti që qytetarët do t’i bashkohen protestës”, ka thënë Bardhi.

Kujtojmë se në seancën e mëparshme deputetët e Partisë Demokratike, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, krijuan trazira jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Përplasje ka pasur edhe gjatë mbledhjeve të komisioneve Parlamentare, duke e detyruar mazhorancën që një pjesë e mirë të mbledhjeve t’i zhvillojë online.

Rendi i ditës

  • Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12.10.2023 dhe 2.11.2023.
  • Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit””.
  • Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  • Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  • Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  • Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.01 .1995, Kodi Penal i Republikes së Shqipërisë, të ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
  • Projektligj “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
  • Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
  • Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
    (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.