Parlamenti spanjoll miraton ligjin për amnistinë për separatistët katalanas

Dhoma e ulët e parlamentit spanjoll, kongresi, rrëzoi një veto të vendosur nga Senati, që është dhoma e lartë e legjislativit, duke miratuar përfundimisht amnistinë e shumë kundërshtuar për separatistët katalanas, çka parashikon që udhëheqësi i lëvizjes pro pavarësisë së Katalonjës Carles Puigdemont, i cili ndodhet në azil,  të rikthehet në vendin e tij. 

I miratuar me 177 vota pro dhe 172 kundër, legjislacioni kthehet në ligj sapo të publikohet në faqen zyrtare, çka do të ndodhë të premten. Më pas gjykatat do të kenë dy muaj kohë për ta zbatuar atë, dhe për të anuluar precendetët e qindra zyrtarëve dhe aktivistëve të përfshirë në lëvizjen separatiste të 2011-ës kur u tentua që krahina të shkëputej nga Spanja.

Projektligji ka shkaktuar protesta masive në vend gjatë muajve të fundit, dhe ka shkaktuar zemërimin e disa gjykatësve dhe opozitës konservatore që planifikojnë ta sfidojnë atë në gjykata. Kryeministri socialist Pedro Sanchez paraqiti propozimin për amnisti vitin e shkuar në këmbim të mbështetjes në parlament të dy partive separatist katalanase, çka I mundësoi të qëndronte në detyrë pas zgjedhjeve të vitit të shkuar.

Por në fillim të këtij muaji, partia e Sanchez fitoi zgjedhjet lokale në katalonjë dhe separatistët humbën shumicën që prej shumë kohësh e kishin në organin ligjvënës të krahinës. Socialistët ndërkohë shpresojnë se amnistia do t’i ndihmojë të forcojnë aleancën e tyre me partitë e vogla për të kaluar në parlament ligjet e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.