Categories: BotaLajme

Partia e ish-kryeministrit bullgar Borisov fiton zgjedhjet e përgjithshme dhe ato për PE

Partia e djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka dalë fituese në të dyja zgjedhjet, kombëtare dhe ato për Parlamentin Europian, që vendi mbajti më 9 qershor.

Në bazë të rezultateve të zbardhura nga 100% e kutive të votimit, koalicioni GERB-UDF fitoi njëkohësisht duke marrë mbi 24,7 për qind të votës popullore në nivel kombëtar dhe 23,54% për PE.

Për bullgarët, zgjedhjet e përgjithshme të së dielës ishin përsëritja për herë të gjashtë e një procesi që ata e zhvillojnë prej tre vitesh. Edhe këtë herë, ndarja e mandateve do të bëjë që GERB të mos ketë shumicën qeverisëse, por do i duhet të paktën dy partnerë për të formuar kabinetin.

Partia etnike “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” ka dalë e dyta, duke siguruar një rezultat të papritur prej 17,07% në nivel kombëtar dhe 14,66% për PE. Forca e tretë doli “Vijojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike” me rreth 14 për qind të votës në të dyja zgjedhjet. Partia “Vazrazhdane”, e cila kundërshton çdo lloj veprimi kundër Rusisë në luftën e saj me Ukrainë doli e katërta me 13,78%.

Shtatë parti politike e kaluan pragun elektoral 4% për të hyrë në Kuvendin Kombëtar me 240 vende.

Ish-kryeministri Borisov e ka drejtuar Bullgarinë për më shumë se një dekadë, por ai zbriti nga pushteti në vitin 2021 kur u ndesh me akuzat se nuk po bënte sa duhet me luftën kundër korrupsionit dhe për lidhje me oligarkët. /BTAEuronewsReuters

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

8 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

8 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

8 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

8 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

8 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

8 hours ago

This website uses cookies.