Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit të Kanadasë, theksoi në një fjalim pas fitores së tij se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
59-vjeçari Carney, i cili shërbeu si guvernator i bankës qendrore të Britanisë nga viti 2013 deri në vitin 2020, pason në detyrën e Kryeministrit, Justin Trudeau, mes grindjeve të brendshme partiake.
Ai tani pritet të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme federale, të cilat duhet të mbahen para 20 tetorit, ku ai ka të ngjarë të përballet me konkurrencë të ashpër nga partia Konservatore, e cila aktualisht kryeson në sondazhe.
Mark Carney, arriti të siguronte 85.9% të votave të rreth 152,000 anëtarëve të partisë Liberale që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së një lideri të ri, duke mbizotëruar mbi ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e financave, Chrystia Freeland, të shpallur më herët nga presidenti i partisë, Sachit Mehra.
Carney merr drejtimin e Partisë Liberale dhe kryesimin e vendit pasi Kanadaja është përballur me tensione të paprecedentë dhe një luftë tregtare me fqinjin e saj të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Donald Trump.
Në fjalën e tij të fitores, Carney tha se dikush që po përpiqet të dobësojë ekonominë e Kanadasë, duke iu referuar presidentit Trump.
“Ajo sulmon punëtorët tanë, familjet tona, bizneset tona. Nuk mund ta lëmë të ketë sukses. Periudha e ardhshme nuk do të ketë të bëjë fare me “rrugën e rrahur. Do të na duhet të bëjmë gjëra që nuk i kishim imagjinuar kurrë më parë me shpejtësi që nuk i mendonim të mundshme”. Duhet të ndërtohet një “ekonomi e re”, duhet të krijohen “marrëdhënie të reja tregtare. Qeveria ime do të mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, deklaroi ai.
Carney theksoi se amerikanët duan burimet, ujin e tokën e Kanadasë.
“Mendoni për këtë. Nëse ia dalin, do të na shkatërrojnë mënyrën e jetesës (…) Amerika është një kazan shkrirës. Kanadaja është një mozaik (…) Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e SHBA-së”. Mos bëni gabim, ky është një moment përcaktues për kombin. Demokracia nuk është e dhënë. Liria nuk është e dhënë. As Kanadaja nuk është e dhënë,” tha ai.