Lajme

Partia Liberale e Kanadasë zgjedh Mark Carney për të pasuar Justin Trudeau

Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit të Kanadasë, theksoi në një fjalim pas fitores së tij se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

59-vjeçari Carney, i cili shërbeu si guvernator i bankës qendrore të Britanisë nga viti 2013 deri në vitin 2020, pason në detyrën e Kryeministrit, Justin Trudeau, mes grindjeve të brendshme partiake.

Ai tani pritet të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme federale, të cilat duhet të mbahen para 20 tetorit, ku ai ka të ngjarë të përballet me konkurrencë të ashpër nga partia Konservatore, e cila aktualisht kryeson në sondazhe.

Mark Carney, arriti të siguronte 85.9% të votave të rreth 152,000 anëtarëve të partisë Liberale që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së një lideri të ri, duke mbizotëruar mbi ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e financave, Chrystia Freeland, të shpallur më herët nga presidenti i partisë, Sachit Mehra.

Carney merr drejtimin e Partisë Liberale dhe kryesimin e vendit pasi Kanadaja është përballur me tensione të paprecedentë dhe një luftë tregtare me fqinjin e saj të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Donald Trump.

Në fjalën e tij të fitores, Carney tha se dikush që po përpiqet të dobësojë ekonominë e Kanadasë, duke iu referuar presidentit Trump.

Ajo sulmon punëtorët tanë, familjet tona, bizneset tona. Nuk mund ta lëmë të ketë sukses. Periudha e ardhshme nuk do të ketë të bëjë fare me “rrugën e rrahur. Do të na duhet të bëjmë gjëra që nuk i kishim imagjinuar kurrë më parë me shpejtësi që nuk i mendonim të mundshme”. Duhet të ndërtohet një “ekonomi e re”, duhet të krijohen “marrëdhënie të reja tregtare. Qeveria ime do të mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, deklaroi ai.

Carney theksoi se amerikanët duan burimet, ujin e tokën e Kanadasë.

“Mendoni për këtë. Nëse ia dalin, do të na shkatërrojnë mënyrën e jetesës (…) Amerika është një kazan shkrirës. Kanadaja është një mozaik (…) Kanadaja nuk do të bëhet kurrë pjesë e SHBA-së”. Mos bëni gabim, ky është një moment përcaktues për kombin. Demokracia nuk është e dhënë. Liria nuk është e dhënë. As Kanadaja nuk është e dhënë,” tha ai.

Blerti Delija

Recent Posts

“Apeldoorn 2025”, Ingebrigtsen shkruan historinë, dy medalje të arta në garat e 1500m dhe 3000m

Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…

33 minutes ago

Europiani U-23 i mundjes në RTSH/ Dominojnë mundësit nga Rusia me pesë medalje të arta

Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…

35 minutes ago

Elseid Hysaj rikthehet nga dëmtimi pas pushimit të Kombëtareve

Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…

36 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…

44 minutes ago

Franca ndez dritën e gjelbër, në Paris do vendoset një kopje e monumentit të Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…

46 minutes ago

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

18 hours ago

This website uses cookies.